TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2023, 13:59

Policia pikë kontrolli për hyrje-daljet në kampin e MEK, eksperti i kriminalistikës: Muxhahedinët duhet të largohen, janë “barrë” për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Policia pikë kontrolli për hyrje-daljet në kampin e MEK, eksperti

Eksperti i kriminalistikës, Dritan Rexhepi ka folur në lidhje me "zbarkimin" e policisë së shtetit ditën e sotme në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit, ndërsa tha se rikthimi i efektivëve është një veprim normal.

Autoritetet nisën aplikimin e kontrolleve të kujdesshme për automjetet dhe personat që hynin dhe dilnin nga kampi.

Në lidhje me kontrollet e shpeshta në kamp, Rexhepi theksoi se logjika të çon se kjo bëhet për dy arsye kryesore.

“Rikthimi i policisë është brenda normalitetit. I kam quajtur korrekte veprimet e policisë, flasim për operacionin e mëparshëm. Dy lloje pistash mund të ngresh. Për t'i treguar vendin atyre që ne jemi të zotët e shtëpisë dhe nuk mund të krijoni enklava në Shqipëri, që këtu mbaron e drejta juaj. E dyta është masa sigurie ndaj tyre”, tha ai.

Gjatë një interviste për Abc News, Rexhepi u shpreh se muxhahedinët e shkelën kodin e mikpritjes. Ai nuk e përjashton faktin se nuk do jetë e largët dita kur MEK mund të largohet nga Shqipëria.

“Një pjesë e tyre janë të përgatitur në planin intelektual dhe në planin fizik. Policia siguron ata, që mund të ketë një ndërhyrje të jashtme. Hap pas hapi, kam përshtypjen se edhe mund të largohen. Ky mund të jetë për kontroll sigurie, por mund të jetë kontroll bezdie, por gjithashtu mund të kenë informacion për ndërhyje nga jashtë dhe mund të inskenojnë ndonjë situatë brenda. Deri para pak kohësh janë etiketuar si organizatë terroriste, janë brigadë, nuk janë njerëz çfarëdo. Ata e prishën kodin e mikpritjes. Ka ardhur koha që të ngrihet një postë policie stacionare. Në aspektin psikologjik do t’u krijonte efekt. Mbajtja nën monitorim është problem dhe një barrë, që shteti shqiptar duhet ta merret në konsideratë kur i kanë marrë”, u shpreh Rexhepi.

Eksperti thotë se në planin personal, ka qenë i mendimit që anëtarët e MEK nuk duheshin pranuar, por megjithatë, Rexhepi propozon mbajtjen e një referendumi me antë të të cilit të vendosnin qëtetarët shqiptarë “nëse duhet të rrinë apo të largohen nga Shqipëria”.

“Unë jam i mendimit që mos të vinin fare. Do isha shumë i kënaqur nëse do arrinin të largoheshin, këtu nuk ka as racizëm dhe asgjë tjetër. Se kam fare në konotacionin e ngjyrës, as kombësisë, por janë njerëz të lavazhuar nga truri, janë organizatë terroriste-marksiste dhe kështu është etiketuar deri pak para kohësh. Unë gjykoj që mbase duhet bërë një referendum nëse ato duhet të rrinë ose jo. Për mendimin tim, ata duhet të largohen nga Shqipëria, nëse vërtetohet sulmi kibernetik i Iranit”, deklaroi eksperti.

kampi i mek muxhahedinet ekspert shqiperi

Lini një Përgjigje