TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2023, 11:16

"Edhe për herë të tretë do ta vej", Noizy publikon videon si e kërcënonte kushëriri i tij

Shkruar nga Pamfleti
"Edhe për herë të tretë do ta vej", Noizy publikon
Noizy dhe kushëriri i tij

Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy ka postuar në rrjetin e tij social një video ku shfaqet kushëriri i tij Eraldo Musteqja i cili u arrestua sot për zjarrvënie në lokalin e këngëtarit.

Në video, 26 vjeçari dëgjohet teksa e kërcënon këngëtarin duke i thënë se do t’i vërë zjarrin për herë të tretë pasi më parë i kishte vënë flakën në banesë dhe më 11 qershor në lokalin e tij "Zins" në zonën e Currilave.

“Edhe për herë të tretë do ta vej inshalla”, dëgjohet teksa thotë 26 vjeçari në makinë ndërsa Noizy tregon se ai është autori i zjarrvënies së lokalit të tij në 11 qershor.

Nga ana tjetër Noizy shkruan se Eraldo Musteqja ka nevojë për ndihmë pasi është bërë ekstremist.

“Për ju që nuk besoni se ky është ekstremist, s’ka rëndësi cila fe, ky thjesht është bërë ekstremist dhe ka nevojë për ndihmë”, shkruan këngëtari.


"Edhe për herë të tretë do ta vej", Noizy publikon

 

noizy kercenim video kusheriri

Lini një Përgjigje