
S'kanë fund telashet për reperin Rigels Rajku, të njohur nga të gjithë si Noizy.
Mësohet se gjatë natës lokali 'Zins" në zonën e Currilave në pronësi të këngëtarit është përfshirë nga flakët.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që digjet brenda një muaj lokali i këngëtarit, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se janë në gjurmët e autorit të zjarrvënies. Dyshohet se autori është një i afërt i familjes së këngëtarit, kushëri i tij.
Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie, zjarrfikëse si dhe autoambulanca.
Ndërkohë ju rikujtojmë se në 11 qershor lokali u shkrumbua nga flakët.
Në njoftimin zyrtar të policisë, nuk u përcaktua shkaku i zjarrit, ndonëse vetë stafi i lokali tha se ka qenë një shkëndijë elektrike.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.
Policia e Durrësit bëri me dije se po punojnë për zbardhjen e shkakut të këtij zjarri. Por po hetohet për dy pista, zjarrvënie e qëllimshme ose me një zjarr aksidental.
Lini një Përgjigje