TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2023, 22:02

“Krimi ka futur në thes dhe efektivët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”, ish-prokurori jep alarmin: Grupet kriminale kanë kapur policinë

Shkruar nga Pamfleti

“Krimi ka futur në thes dhe efektivët e Agjencisë së

Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka komentuar operacionin antidroge në Shkodër, ku të përfshirë janë edhe disa punonjës policie.

I ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, Beçi tregoi një detaj, që sipas tij kjo do të thotë se situata është alarmante. AI tha se në i përfshirë në atë operacion ka qenë edhe një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Beci sqaroi se kjo do të thotë se krimi i organizuar ka futur ne thesin e vet edhe punonjësit e AMP, pra policët që kontrollojnë policë. Kjo për ta patur edhe më të lehtë kontrollin e territorit.

Rasti i Shkodrës la të kuptojë se kontrolli i territorit nga policia le shumë për të dëshiruar dhe është në një stad tjetër. Nga gjithë ky hetim unë arrita të kuptoj një veçori shumë interesante sa i përket rastit të Shkodrës.

Në rastin e Shkodrës po të vini re është edhe një polic i AMP. Çfarë ka ndodhur? Krimi i organizuar që kultivon drogë dhe ka në kontroll shumë zona ka kuptuar që nuk mund të bashkëpunojë vetëm me policinë e shtetit, por duhet të bashkëpunojë edhe me kontrolluesit e policisë. Kjo është risia e operacionit të Shkodrës që e bën shumë alarmante këtë mungesë të kontrollit të territorit nga policia.

Krimi i organizuar nuk është mjaftuar vetëm me blerjen e heshtjes apo blerjen e bashkëpunimit me punonjësit e policisë, por këta punonjës policie të jenë të qetë në mos kontrollin e kultivimit të bimëve narkotike krimi i organizuar ka futur në thesin e tij edhe punonjës të AMP që të jenë të qetë. Kjo e bën shumë alarmante situatën”, tha Beci.

policia beci

Lini një Përgjigje