TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2023, 20:18

Përplasje mes myslimanëve, Ylli Gurra akuza të forta KMSH-së: Vuan nga korrupsioni, paratë e drogës po dëmtojnë besimin

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje mes myslimanëve, Ylli Gurra akuza të forta

Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thotë se korrupsioni mbetet problematikë edhe për Komunitetin Mysliman.

Në një intervistë për "Report Tv", ai tha se çakordimi i shoqërisë besimtare u shkaktua nga largimi i 100 qytetarëve shqiptarë në Siri ku thotë se përjetuan momente ferri.

Një tjetër problematikë është korrupsioni që ka qenë prezent edhe te komuniteti mysliman dhe e vuan ende. Edhe syri i qeverisë nga pikëpamja e kontrollit dhe menaxhimit duhet të jetë më e vëmendshme. Paratë e zeza, nëse bëhet kaq zhurmë, paratë që futen nga narkotrafiku apo të tjera me radhë e dëmtojnë ekonominë, krijuan në Shqipëri një çakordim mes shoqërisë besimtare.

Nuk është e lehtë ajo që ndodhi në Shqipëri që të shkojnë 100 qytetarë në Siri. Një katrahurë ferri. Sot janë ata që me plot gojën e dënojnë dhe e mallkojnë por kanë humbur jetën disa dhjetëra qytetarë. Institucioni nuk ka gjithë përfshirjen. Thembra e Akilit e komunitetit është pavarësia në të gjithë tërësinë e vet”, tha Gurra.

Një koment e bëri edhe për Xhaminë e Namazgjasë që financohet nga qeveria e Erdogan duke thënë se po mbahet peng nga problematika e brendshme e shtetit turk.

Nëse kemi një problem prej 7-8 vitesh në shtetin turk mes një grupimi dhe qeverisë është përcjellë e gjitha në realitetin e bashkësisë myslimane të këtij vendi. Pse duhet ta paguajmë ne këtë? Dikush thotë është politika e presidentit. Ata kanë mundësinë e kohën por pse duhet ta paguajnë myslimanët shqiptarë? Nga maji i 2015 kanë kaluar 8 vite dhe po fillon viti i 9 e realiteti është i hidhur për Xhaminë e Namazgjasë. Është problematike e brendshme e shtetit turk me institucione apo grupime të caktuara të shpallura apo jo terroriste por edhe një pjesë e një rrogëtarëve janë pjesë e këtij grupimi”, tha Gurra.

gurra kmsh

Lini një Përgjigje