
Eurodeputeti austriak Thomas Waitz, i quajti të njëanshme dhe në favor të Serbisë qëndrimet e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak sa i takon dialogut Prishtinë-Beograd.
Sipas eurodeputetit, po i bëhen shumë kërkesa Kosovës ndërsa asnjë kërkesë nuk po i bëhet Serbisë, por megjithatë sipas tij koha do të tregojë se cila palë po i nxit tensionet.
“Fatkeqësisht nuk ka garanci që serbët do të marrin pjesë në zgjedhje. Kur unë konfrontova zotin Lajçak me fjalën e tij të njëanshme, ishte çasti kur ai po ndante disa kushte për palën serbe, por për fat të keq ai nuk e ngriti zërin aq shumë për palën serbe dhe për problemet e tyre.
Nëse qeveria e Kosovës tregon se ka vullnetin të paktën të përpiqen. Qeveria e Kosovës është duke u afruar me parimet e demokracisë që ka BE-ja dhe nëse Lista Serbe është sërish duke bojkotuar zgjedhjet mendoj se e tërë BE-ja do e ketë të qartë se kush është duke e minuar demokracinë”, tha ai.
I pyetur se përse e cilëson të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd të njëanshëm, eurodeputeti tha se mjafton të shohësh historikun e tij si politikan për të kuptuar orientimin e tij.
“Fatkeqësisht, ju mund ta shikoni edhe në historikun e tij si politikan, ai ka qenë ambasador i Sllovakisë në Serbi, ka qenë ministër i jashtëm në vitin kur u shpall pavarësia e Kosovës. Sllovakia është një vend i cili nuk e ka njohur Kosovën dhe është nuk është një parakusht i mirë për të që të jetë i paanshëm në këto negociata. Madje ai ka qenë ministër i jashtëm dhe nuk foli fjalë të mira për njohjen e Kosovës, ai ka marrëdhënie shumë të mira me Serbinë. Ne mund të shikojmë se pjesëmarrja e tij nuk ka pasur rezultat në uljen e tensioneve”, tha ai për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje