TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2023, 16:34

Nuk ndalen aferat në shëndetësi/ Manastirliut i del nga kontrolli koncesioni i laboratorëve, kërkon shërbim konsulence

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ndalen aferat në shëndetësi/ Manastirliut i del nga kontrolli
Rama dhe Manastirliu në spital

Do jepen miliona lekë që një kompani private të asistojë në kontrollin e një tjetër kompanie, pasi ministrja është e paaftë të detyrojë kontraktuesin të zbatojë kontratën...

Qeverisë i ka dalë nga kontrolli koncesioni i laboratorëve. Edhe pse shteti e kishte detyrim të kryente procesin e analizave, qeveria shpiku një koncesion që shërbimet e laboratorit t’i bënte privati. Kjo ka bërë që tek privatët të kalojnë miliona lekë, duke bërë që të tejkalohet në disa raste buxheti i planifikuar në fillim.

Por sipas revistës “Monitor”, së fundmi një shpallje e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregon se po synohet vënia nën kontroll e këtij koncesioni, pasi si duket shteti nuk e menaxhon dot. Me pak fjalë, do jepen milionë lekë që një kompani private të kontrollojë një tjetër kompani.

Në shpallje theksohet se MSHMS-ja ka nevojë për asistencë teknike për të zhvilluar protokollet e recetave laboratorike për diagnostikimet më të shpeshta, si dhe për të vendosur rregulla për të kontrolluar përshtatshmërinë e recetave për testet laboratorike, një hap shumë i nevojshëm në sigurimin e kontrollit fiskal të projektit dhe kufizimin e keqpërdorimit/mbipërdorimit të testeve laboratorike.

IFC-ja është angazhuar nga Qeveria e Shqipërisë (QSH), nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), për të strukturuar dhe për të zbatuar një partneritet publik privat (PPP) për Shërbimet Laboratorike që mbulojnë tetëmbëdhjetë spitale rajonale dhe terciare”, thuhet në publikim.

Më tej bëhet me dijes e se objektivi i përgjithshëm i detyrës është të ofrojë ndihmë dhe të zhvillojë kapacitetet e MSHMS-së dhe spitaleve për të trajtuar në mënyrë adekuate rrezikun e keqpërdorimit/mbipërdorimit të testeve laboratorike dhe për këtë arsye të qëndrojnë brenda kufijve të autorizuar të buxhetit.

Detyrat dhe përgjegjësinë kryesore të konsulencës

Objektivat specifikë të asistencës teknike përbëhen nga:

1. Rishikimi i formularëve të porositjes në përputhje me gamën e testeve të disponueshme në spitalet publike, në përputhje me Marrëveshjen e Koncesionit të PPP-së Lab, duke identifikuar të ashtuquajturat teste emergjente;

2. Zhvillimi i udhëzimeve/protokolleve shqiptare për përshkrimin e testeve laboratorike, si dhe rregullave burokratike të vendosura për të racionalizuar recetat për testet laboratorike;

3. Rekomandimi i një sistemi monitorimi për udhëzimet/protokollet, duke përfshirë rolet e detajuara, aktivitetet, detyrat dhe planin e veprimit për MSHMS-në, drejtuesit e spitaleve, drejtuesit e departamenteve dhe specialistët e laboratorëve për të kontrolluar përputhjen me udhëzimet / protokollet e recetave;

4. Rekomandimi i një strategjie zbatimi në MSHMS;

5. Zhvillimi i modelit të trajnerit dhe trajnimi i valës së parë të trajnerëve;

6. Vlerësimi i zbatimit të të gjitha aktiviteteve në 3 dhe 6 muaj dhe rekomandimi se si të përmirësohet pajtueshmëria;

7. Rivlerësimi i udhëzimeve/protokolleve në 6 muaj në dritën e praktikës së përshkrimit dhe kufizimeve buxhetore për testet laboratorike”, përcakton dokumenti.

Qeveria që në kohën e Ilir Beqajt nisi të privatizonte shëndetësinë, duke dhënë me koncesion hemodializën, Check-Up dhe laboratorët. Që të tria kontratat kanë qenë afera të pastra korruptive dhe madje për to kanë nisur hetimet. SPAK po i heton të ndara, por akoma nuk po shihet që dikush të shkojë pas hekurave.

laboratore kontrata

Lini një Përgjigje