TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2023, 11:28

Eupdeputeti grek "zbarkon" në Tiranë, viziton Fredi Belerin në burg dhe takon të birin

Shkruar nga Pamfleti
Eupdeputeti grek "zbarkon" në Tiranë, viziton Fredi Belerin
Petro Beleri dhe Manolis Kefalogiannis

Një zyrtar grek ka vizituar në burg kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

Bëhet fjalë për kryetarin e Komitetit të Asociimit dhe Stabilitetit të BE-së, Manolis Kefalogiannis.

Mësohet se ky i fundit ka zhvilluar një takim edhe me djalin e Belerit.

Eurodeputeti zhvilloi takime edhe me Presidenten e Parlamentit Europian Roberta Metsola dhe relatoren e Raportit për procesin integrues të Shqipërisë, eurodeputeten Isabella Santos, e cila i informoi për zhvillimet  mbi çështjen e Belerit, siç raporton media greke “Protothema”.

Eupdeputeti grek "zbarkon" në Tiranë, viziton Fredi Belerin

Kefalogiannis i kërkoi asaj që të marrë iniciativa për t’i dhënë fund “menjëherë trajtimit të padrejtë dhe diskriminues të kryetarit të zgjedhur”.

Eupdeputeti grek "zbarkon" në Tiranë, viziton Fredi Belerin

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë është konstituaar dhe Këshilli Bashkiak i Himarës, teksa GJKKO refuzoi kërkesën e Belerit për të marrë pjesë në këtë ceremoni dhe për t’u betuar si kreu i ri i kësaj bashkie.

viziton belerin në burg eupdeputeti grek

Lini një Përgjigje