Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për emërimin e motrës së deputetes Ermonela Felaj, Eranda Felaj në Prokurorinë e Tiranës.
Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri ka theksuar se deri më tani janë emëruar 3 familjarë të Felajt në Prokurorinë e Tiranës.
Kjo pasi në Prokuroinë e Tiranës janë emëruar tashmë vëllai, kunata dhe kunati i deputetes socialiste.
Postimi i Plotë:
Imagjino tani një qytetar që do të shkojë në prokurorinë e Tiranës për të bërë një kallëzim.
Si fillim, pyet rojën aty tek dera. Ku bëhen kallëzimet këtu?
-Tek zyra e Felajt- përgjigjet roja.
Hyn qytetari dhe sheh një zyrë që lexon emri Felaj.
-Me falni, Felaj?
-Po zoteri, çfarë kishit?
-Doja të bëja një kallëzim.
-Ah po ne jemi Felajt e hetimit aktiv. Është zyrë tjetër protokolli.
Ikën qytetari i shkretë, sheh nje zyre tjetër që lexon prapë Felaj. Troket aty.
-Me falni, Felaj?
-Po, çfarë kishit?
-Po ja doja të depozitoja një kallëzim.
-Ah po ne jemi Felajt e krimit financiar.Është zyrë tjetër ajo e kallëzimeve. Ec më majtas.
Ikën majtas qytetari sheh një tjetër Felaj aty. Troket prapë.
-Më falni, Felaj?
-Po, urdhëroni?
-Doja të bëja një kallëzim.
-Ah, po ne jemi sektori i dhunës në familje.
-Kallëzimet janë zyre tjetër. Ec majtas.
Ik e ik majtas robi i shkretë, pasi kalon nja tre kate me Felaj, i del perpara tualeti i institucionit. Dhe mendon, a ti fus nje sh*rre une se me këtë reformën e re, vetëm tek banjo mbaroke punë këtu.
Lini një Përgjigje