TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2023, 22:48

“Fondet vidhen”, pedagogu: Universitetet janë kthyer në fabrika, po nxjerrin pompistë dhe jo profesionistë

Shkruar nga Pamfleti

“Fondet vidhen”, pedagogu: Universitetet janë kthyer në

Pedagogu Rezart Prifti deklaroi se buxheti për arsimin vidhet dhe asgjë nuk shkon realisht për arsimin.

Ai u shpreh se është kundër mbylljes së universitetit të Korçës, edhe pse siç tha, është fabrikë letrash, por për interesa më të larta duhet të mbahet hapur.

Sipas Priftit, universiteti i Korçës dhe të gjitha universitet rajonale janë kthyer në fabrika multifunksionale ku studentët marri diploma të të gjitha degëve, por nuk bëhen profesionistë.

Universiteti i Korçës dhe të tjerat rajonale janë kthyer në fabrika mulifunksionale, si qendra tregtare ku ti futesh dhe i blen të gjitha; nuk mund të hysh në një universitet dhe të dalësh dhe për letërsi, dhe gjeografi, dhe xhenerik, dhe pompist. Gjirokastra ka qenë e njohur për letërsinë, Durrësi për turizmin. Filiali në Sarandë ka ekonomik, por ka edhe anglisht dhe infermieri, se për çfarë i duhen 200 infermierë Sarandës?  Ti je port, ke turizëm, të erdhi tani kompania më e madhe e koncesioneve, duan punonjës, nuk ka. Po hanë dynjanë ata”, tha pedagogu në emisionin “Now”.

 

 

universitetet rezart prifti

Lini një Përgjigje