TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2023, 20:06

“Video e Gjicit ju rrodhi pa dashje”, Artan Hoxha: Krimi s’qëndron te pjesa erotike, por te ajo çfarë flitet më pas  

Shkruar nga Pamfleti

“Video e Gjicit ju rrodhi pa dashje”, Artan Hoxha: Krimi

Gazetari Artan Hoxha tha se videoja e ish-kryebashkiakut  të Kukësit Safet Gjici është bërë për një qëllim të caktuar dhe ata që e bënë nuk arritën ta mbanin.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tregoi se ka rënë në kontakt me videon që në datë 7 qershor, 1 ditë pasi ajo është realizuar, por ka pritur mbledhjen e këshillit bashkiak për të parë nëse projekti i kërkuar nga Kaçi do të miratohej, siç i premtohet në video.

Ai tha se pjesa erotike ishte thjesht sa për ta diskretituar figurën e Gjicit, teksa shtoi se pjesa e rëndësishme është ajo që nodh pas aktit seksual.

“Videoja e Safet Gjici është bërë për një qëllim të caktuar dhe ata që e bënë nuk arritën ta mbanin, u doli. Në datë 7 ma ka sjellë një person dhe më ka thënë shiko a ka interes për ty si material. Ky regjistrim nuk është bërë para fushatës, është bërë në datë 6 qershor. Kam pritur mbledhjen e këshillit bashkiak, ndaj s’e kam nxjerrë. Kur dëgjova se flitej për një projekt, është ofertë e pakërkuar, kur dëgjova që kjo zonja u thoshte unë do marr shërbimin për të trajtuar qentë e rrugës dhe mori miratimin që kjo do kaloj në këshill bashkiak. Në datë 9 qershor është bërë mbledhja e parë e këshillit bashkiak, në mbledhjen e dytë pritej të miratohej. Për mua si gazetar ky do ishte lajmi i plotë, kjo nuk ndodhi se videoja rrodhi. Videoja e parë është filmuar mbi ekran, dhe është marrë vetëm pjesa erotike për të diskredituar. Për mua domethënëse është videoja e dytë, për të cilën e po e heton SPAK”, tha Hoxha.

hoxha gjici skandali

Lini një Përgjigje