TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2023, 18:46

“Nuk e kishte shkruar vetë, s’ka aq bagazh”, Hoxha për letrën e Belerit: U bë që ta dëgjonin ndërkombëtarët në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e kishte shkruar vetë, s’ka aq bagazh”, Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se letra e Fredi Beleri nga burgu, nuk është shkruar prej tij, pasi sipas Hoxhës ai nuk ka aq bagazh për të bërë një shkrim të tillë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se qëllimi i asaj letre ishte më tepër që ta dëgjonin ndërkombëtarët në Tiranë.

E njëjta gjë, u shpreh Hoxha, mund të thuhet edhe me banderolën e shpalosur në Himarë ku kërkohej lirimi i Belerit, e shkruar as në shqip e as në greqisht, por në anglisht.

Pashë atë letrën e Belerit sot…E kemi parë në media që nga 2000 Belerin, kur shkaktonte trazira në Himarë, sot Himara trazohet nga Beleri. E dimë pak a shumë edhe formimin dhe mënyrë si artikulon, sa bagazh ka. Ajo letra duket që ishte shkruar nga një mendje më e hollë, më dinake se e Belerit. Ajo letër ishte më tepër që ta dëgjonin vendet e BE, ndërkombëtarët, zyra e OSBE dhe BE në Tiranë. Po ta vije re edhe banderola e sotme në Himarë nuk ishte as shqip, as greqisht, ishte anglisht. Për ta treguar si një shkelje e rëndë që Shqipëria po u bën të drejtave të njeriut në zonën minoritare të Himarës, që nuk është e vërtetë, se nuk është zonë minoritare dhe Beleri është një person që është kapur duke blerë vota. Ka video që unë e kam, por s’mund ta publikoj se prish hetimin”, tha Hoxha.

hoxha beleri letra

Lini një Përgjigje