
Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi ka vijuar me ndërhyrjet flagrante në sistemin e drejtësisë. Sot u bë konstituimi i këshillit bashkiak në Himarë dhe nuk ishte i pranishëm fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli.
“Mungesa e kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Fredi Beleri në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak përbën goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë” tha ambasadorja në një prononcim për median.
Më tej ambasadorja paralajmëroi se nëse Beleri do të humbiste të drejtën e kryerjes së detyrës do të ishte regres i madh për një vend që do të integrohet në BE.
"Do të ishte regres i madh në fushën e shtetit të së drejtës të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrës së tij një kryetar bashkie zgjedhur në mënyrë demokratike ndaj të cilit nuk rëndojnë akuza dhe nuk është gjykuar dhe dënuar. BE është mbi të gjitha komunitet parimesh që duhet ti zbatojë cdo vend që do të jetë anëtar i tij", tha ajo.
Lini një Përgjigje