TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2023, 13:36

"Pasuria e tij do të skanohet nga ana e SPAK", avokati flet për skandali "Gjici": Në Shqipëri grupet kriminale shantazhojnë me video

Shkruar nga Pamfleti

"Pasuria e tij do të skanohet nga ana e SPAK", avokati flet

Avokati Kujtim Çakrani ka komentuar ditën e sotme skandalin seksual ku u përfshi ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici.

Në një intervistë për mediat, avokati u shpreh se tashmë SPAK mund të skanojë pasurinë e Gjicit duke qenë se ndaj tij rëndon akuza për korrupsion. Çakrani theksoi se në Shqipëri ka grupe kriminale që shantazhojnë individë të ndryshëm me anë të videove kompromentuese në këmbim të shumave monetare.

“Në Shqipëri ka grupe kriminale që shantazhojnë persona të ndryshëm me anë të videove kompromentuese. Grupet kriminale janë në veprim dhe janë në aksion çdo ditë në këtë vend. Prokuroria e ka arrestuar Gjicin vetëm për korrupsion pasiv.

Bashkia do të hetohet, madje do të hetohet edhe pasuria e tij sepse është në detyrimin e prokurorisë që të skanojë një person që akuzohet për korrupsion. Pasuria e tij do të skanohet e gjitha. Duke marrë parasysh edhe ILDKPI, kështu që do të skanohet e gjithë pasuria e tij", deklaroi avokati.

spak skandali gjici grupe kriminale

Lini një Përgjigje