TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2023, 11:03

Video-skandali i ish kryebashkiakut të Kukësit, eksperti: Gjici duhet të hetohet për postin e tij jo për Almën

Shkruar nga Pamfleti

Video-skandali i ish kryebashkiakut të Kukësit, eksperti: Gjici duhet

Eksperti i sigurisë Fation Softa ka komentuar rastin e video-skandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici ku shfaqej në zyrën e bashkisë së Kukësit duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçi.

Në një intervistë për Euronews Albania, eksperti theksoi se përjashton përfshirjen e politikës dhe grupeve kriminale në këtë ngjarje. Sipas tij, 40-vjeçarja mund të ketë përdorur metoda të tilla për të mbijetuar. Më tej ai ka shtuar se Gjici duhet të hetohet për postin e tij dhe nëse ky është rasti i vetëm.

“Sot kamerat e fshehta gjenden dhe në internet. Ka ambiente që i shesin këto kamera. Ky është një problem shumë shqetësues për shoqërinë pasi është një aktivitet i paligjshëm, aq më tepër kur flitet për përgjimin apo ndjekjen e një personi. Mënyra se si është filmuar video tregon se Kaçi ka qenë e vetme në regjistrim që nga momenti i hyrjes e deri në dalje. Nuk besoj se e ka publikuar vetë sepse do mbulonte veten. Duhet të hetohen pajisjet në shtëpinë e Almës për të parë nëse ka raste të tjera të tilla si tek Gjici. Duhet të hetohet dhe rasti i Kaçit se me çfarë aktiviteti i saj. Në drejtim të Gjicit duhet të hetohet nëse është rast i vetëm apo ka raste të tjera. Duhet hetuar për përdorim të fondeve publike dhe postit të tij.

Në gjykimin tim e përjashtoj politikën dhe grupet kriminale. Në gjykimin tim është një rast aventure që është marrë me këto aktivitete. Ndoshta i ka përdorur këto forma për të mbijetuar”, tha Softa.

safet gjici eksperti politike video skandal

Lini një Përgjigje