TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2023, 10:43

SPAK operacion në disa qytete, lëshon 20 urdhër arreste për bosët dhe trafikantët e drogës; prangosen 14 prej tyre

Shkruar nga Pamfleti
SPAK operacion në disa qytete, lëshon 20 urdhër arreste për
SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një super aksion me qëllimin për të goditur  një grupi kriminal të trafikut të drogës.

SPAK ka lëshuar 20 urdhër arreste për trafik narkotikesh. Mësohet se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritet italiane, në disa qytetet si Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Korçë. Deri tani janë arrestuar 14 persona. 

Lidhur me operacionin pritet të ketë edhe një konferencë për mediat në SPAK ku do të jepen detajet lidhur me identitetet e personave të arrestuar.

Dosja përbëhet nga 105 faqe ku përfshihen dhjetëra biseda të transkriptuara mes anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal.

Janë zbardhur dhe dokumentuar një episodesh të trafikimit të lëndëve narkotike, si ndaheshin rolet mes anëtarëve të grupit etj.

Kryesori i grupit është Endrit Bakiu, ndërsa pjesa e tjetër kanë pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike. Mësohet se bëhet fjalë për kanabis sativa në formën e çokollatës.

Endrit Bakiu

Suko Pajo

Artur Sulaj.

Arian Tola

Fadjon Çami

Viron Lekaj

Artan Agalliu

Shpëtim Pjeshka

Jani Çavo

Kudret Rustemaj

Besnik Ruçi

Pirro Çapi

Jani Meçja

Edmond Kabashi

Tomi Hila

Leonard Nergjoni

Artin Kurti

Astrit Miska

Ervis Çvilo

Mirash Gjoni

Sonila Sula (arrest shtëpie)

spak grup kriminal

Lini një Përgjigje