TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2023, 11:55

Zgjerohen hetimet për skandalin e videos erotike mes Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, në mes edhe një person i tretë

Shkruar nga Pamfleti
Zgjerohen hetimet për skandalin e videos erotike mes Safet Gjicit dhe Alma
Alma Kaçi

Një person i tretë që ka lidhje shoqërore me Alma Kaçin, është duke u hetuar nga SPAK, pasi dyshohet se ka shpërndarë fillimisht në aplikacionet sociale videon erotike mes 40-vjeçares dhe kryebashkiakut Safet Gjici.

Personi që ende nuk jepet të dhëna nga SPAK nëse është vajzë ose djalë, po hetohet pasi rezulton se ai ka nxjerë videon seksi në publik.

Burime pranë SPAK thanë për “Ora News” se videon nuk e ka nxjerë në publik Alma Kaçi, por një person i tretë, lidhje e njohur 40-vjecares.

Sot do betohej si kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri letër nga burgu Këshillit Bashkiak: Ky kalvar nuk do të ketë kryqëzim!

Vidoja është marë përmes procedurës së filmimit nga telefoni në telefon, dhe një gjë e tillë është kryer duke filmuar telefonin e Alma Kaçit.

Fillimisht gjithçka mund të ketë qënë një neglizhencë e Alma Kaçit, thanë burimet pranë SPAK, ku njeriu i besuar i saj i ka filmuar telefonin dhe më pas ka marë materialin 2 minutësh, ku Alma Kaçi dhe Gjici kryejnë marëdhënie seksuale.

Më tej materiali i filmuar mbi telefonin e Alma Kaçit është shpërndarë dhe rishpërndarë në shumë aplikacione telefonike, derisa u publikua në median sociale.

Tashmë SPAK ka caktuar arrest në burg për Safet Gjicin dhe Arrest shtëpie për Alma Kaçin.Ndërsa hetime janë duke u kryer për identifikimin dhe ndalimin e personit të tretë që filmoi videon mbi telefon dhe e shpërndai atë.

 

alma kaçi safet gjici

Lini një Përgjigje