
Gazetari Artan Hoxha ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të PBDNJ Vangjel Dule, i cili sulmoi sot drejtësinë që mban në burg Fredi Belerin.
Hoxha ka nxjerrë dhe një dëshmi që ka dhënë Beleri te Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku e pranonte se ishte dënuar për “fyerje te simboleve kombëtare dhe nxitje te urrejtjes”. Sipas gazetarit, ai u arratis në Greqi dhe nuk e kreu kurrë këtë dënim.
Postimi i Artan Hoxhës
Vangjel Dule, deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga lista e PD-së: “Fredi Beleri është frymëzim për qytetarët e Himarës”…
Ndërsa po ndiqja zhvillimet nga Himara nuk e di pse mu kujtua kjo dëshmia që vetë Fredi Beleri, ky “hero” i Vangjelit, ka dhënë përpara prokurorisë së Krimeve të Renda. Beleri pranon se është dënuar për “fyerje te simboleve kombëtare dhe nxitje te urrejtjes”. Për këtë vepër penale, në vitin 2006 gjykata e Vlorës e ka dënuar me 3 vite burg.
Beleri thotë në dëshminë e tij, se ky dënim nuk u ekzekutua kurrë, pasi ai u arratis në Greqi dhe qëndroi aty i pa kapur nga autoritetet greke, deri sa dënimi u parashkrua….
Qirje Vangjelis, “palikari” yt, është i dënuar nga drejtësia shqiptare për dhunim të simboleve kombëtare dhe iu shmang drejtësisë duke u fshehur në Greqi. Pra herën e parë, “heroi” i Vangjelit çau ferrën sepse nuk e arrestuan në kohën e duhur.
Tani Dule, po na betohet se duhet ta nxjerrin nga burgu “heroin” pa u bërë gjykimi, sepse këtë radhë, ai është kryetar bashkie dhe nuk do arratiset për t’u fshehur ne Greqi…
Lini një Përgjigje