
Gazetari Artan Hoxha duke komentuar video-skandalin e ish-kryetarit të Kukësit Safet Gjici, tha se SPAK ka sekuestruar pajisjen origjinale të regjistrimit me të cilën është filmuar video.
Në një intervistë për “Euronews Albania” ai tha se personi që e ka bërë videon, ndonëse nuk e ka pasur për qëllim, i ka dhënë drejtësisë një provë që nuk do e kishte siguruar dot vetë.
“SPAK mesa di unë e ka kapur pajisjen origjinale më të cilin është bërë filmimi. Unë e kam thënë që në fillim që nuk kisha pajisje origjinale, kisha vetëm videon, se unë nuk bëj dot kamera të fshehta. Në këtë rast ata që kanë bërë këtë video, Alma vetë, apo edhe ata që e kanë nxitur Almën, na kanë dhënë një provë, që ne nuk kishim si ta merrnim vesh. Si do e merrnim veshë ne se ç’ishte mafia italiane nëse bosi Tomaso Busheta nuk rrëfehej. Si do e merrnim veshë ne se ç’po ndodhte në nivelin e lartë politik të Shqipërisë nëse i ndjeri Dritan Prifti nuk filmonte?”, tha ai.
Artan Hoxha tha më tej se filmime të tilla bëhen pikërisht nga njerëz që kanë interesa të tjera si shantazhimi apo përfitimi më anë të këtyre videove dhe jo çdo kush mund t’i bëjë, por janë pikërisht këto video të cilat në një moment kur rrjedhin ndihmojnë drejtësinë të vihet në vend.
Lini një Përgjigje