TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2023, 07:10

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, kreu i KMSH: T’u shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë. Kosova të gjejë durimin për të përballuar provokimet!

Shkruar nga Pamfleti

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, kreu i KMSH:

Besimtarët myslimanë festojnë sot një nga ditët më të shënuara të kalendarit islam, Kurban Bajramin.

Falja e namazit të Kurban Bajramit në Tiranë u krye në sheshin Skënderbej.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu, iu drejtua mbarë shqiptarëve duke theksuar se Kurban Bajrami është festë e sakrificës.

“I lutem Zotit që ky Bajram të shërbejë si reflektim i brendshëm për çdo njeri.  Të bëhemi më të fortë në besim ndaj Zotit, më të dashur e solidarë me njëri-tjetrin. T’u shtrijmë dorën e ndihmës atyre që kanë më shumë nevojë. I lutem Zotit që në botë të mbizotërojë paqja dhe prosperiteti mes popujve”, tha Spahiu.

Një mesazh ai e pati edhe për situatën në veri të Kosovës, për të cilën tha se vëllezërit shqiptarë duhet të gjejnë durimin për te përballuar këtë situatë dhe provokimet nga pala serbe.

“I lutem Zotit që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë të gjejnë durimin dhe maturinë e duhur për të përballuar situatat e fundit të tensioneve dhe provokimeve në Veri të Kosovës. I lutem Zotit që kombi ynë të përparojë në çdo aspekt. Edhe një herë dua t’i uroj përzemërsisht gëzuar Kurban Bajramin çdo familje shqiptare. Gëzuar.”, përfundoi Spahiu.

Aktiviteti ka nisur në orën 05:30 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 07:30.

Pas përfundimit të faljes së Kurban Bajramit do të bëhet edhe lirimi i hapësirës publike dhe sheshi “Skënderbej” do i rikthehet aktivitetit normal për t’u shfrytëzuar nga qytetarët.

Kurban Bajramit është një nga dy ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve muslimanë bashkë me  Fiter Bajramin. Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramë, që do të thotë “Festa e Flijimit”. Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit. Po t’a përmbledhim me pak fjalë Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtjen e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para.

besimtarët myslimanë kurban bajrami falja në sheshin skënderbej

Lini një Përgjigje