TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2023, 10:08

Babëzia, ‘të nxjerrësh dhjamë nga pleshti’/ Mirela Kumbaro, tender për të larë makinën çdo ditë

Shkruar nga Pamfleti
Babëzia, ‘të nxjerrësh dhjamë nga pleshti’/
Mirela Kumbaro dhe Belinda Balluku

Do ta lajë 5 herë në javë, ose çdo ditë zyrtare të punës gjatë muajve korrik- dhjetor 2023, ndërsa në fundjavë, ajo shkon te një nga vilat apo suitat saj në Vlorë, Dhërmi, Sarandë, Durrës dhe e pastron atje...

Pasi ka harxhuar mbi 20 milionë Euro tenderë dhe financime direkte, dhënë OJF-ve për mjedisin  e për të bërë reklama propagandistike, lidhur me numrin turistëve të ardhur në Shqipëri, ministresha Mirela Kumbaro, ka vendosur të mbajë higjienë të përditshme në makinën  e saj zyrtare.

Ajo e ka filluar këtë javë, me shpalljen e një tenderi me objekt: “Për shërbim emergjent” me afat zhvillimi brenda 24 orësh, ose më saktë, i njoftuar më 26 qershor e mbyllur më 27 qershor 2023.

Ky njoftim na gëzoi, mbasi menduam se bëhet fjalë, për pastrimin e parcelave të plazheve publike nga ujërat zeza e mbetjet, dhe nga kafshët që i kanë në kthyer sipërfaqet e rërës në stalla verore.

Por realisht, “emergjenca” e këtij tenderi qenka larja e makinës së ministres, ku thuhet se në datën 1 korrik, duhet të fillojë larja makinës  tip “Volvo XO” me targë “AA678VF”, që sipas regjistrit të Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, është makina e parë zyrtare e titullarit.

Babëzia, ‘të nxjerrësh dhjamë nga pleshti’/

Në specifikimet e tenderit, thuhet se makina e Mirela Kumbaros, duhet të lahet 5 herë në javë, ose çdo ditë zyrtare të punës gjatë muajve korrik- dhjetor 2023, që në total janë 120 larje, ndërsa ditën shtunë e të diel ajo është te një nga suitat apo vilat e saj në Vlorë, Dhërmi, Sarandë e Durrës dhe e pastron atje.

Në tender, është vendosur dhe larja 1 herë në javë e 3 makinave të zv/ministreve e Sekretares së Përgjithshme, ndërsa për 3 makinat e drejtorëve të sektorëve, ministresha ka urdhëruar t’u paguhet nga 1 larje në 15 ditë./Pamfleti

Lini një Përgjigje