TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2023, 13:03

Parazitët dhe mediokrit e RTSH rrisin pagat edhe me 10%; shtesa mujore sa 1 pension minimal

Shkruar nga Pamfleti
Parazitët dhe mediokrit e RTSH rrisin pagat edhe me 10%; shtesa mujore sa 1
Parazitët e RTSH

Aktualisht, RTSH ka 110 shefa dhe 1380 punonjës, 410 të shtuar 4 vitet e fundit, si dhe ka 13 borde e këshilla hije me nga 5-15 anëtarë që paguhen me gjoja honorarë mujore, por marrin më shumë se pagat mesatare në këtë televizion, mes tyre “Këshilli për Dëgjuesit” me 15 anëtarë, 7 ekspertë e 4 konsulentë...

Ditën e hënë, Kuvendi firmosi një rezolutë dërguar RTSH, me kërkesa për transparencë financiare, ekonomike, të ardhura, numër punonjësish, bordesh e këshillash, shpenzime për programe, festivale, tenderë, dieta, udhëtime jashtë shtetit, numër punonjësish e nivel pagash.

Nëse Kuvendi, ka vërtetë qëllim për ta çuar deri në fund nismën për transparencë financiare në RTSH, po i vëmë në dispozicion edhe Vendimin Nr. 8, datë 27 shkurt 2023, i cili tregon se çfarë bëhet me fondet publike dhe të ardhurat.

Me këtë vendim, Drejtoria, Bordi i Administrimit Ekonomik-Financiar dhe Këshilli Drejtues, në pazar me njëri-tjetrin kanë rritur pagat në masën 10%, që referuar pagave në RTSH, rritja rezulton sa 1 pension minimal fshati e qyteti.

Kërkesë-Propozimi për rritje pagash u bë nga Bordi i Administrimit Financiar, me Shkresë Nr. 01/2  Prot., datë 19 janar 2023, ndërsa Këshilli Mbikëqyrës i drejtuar nga Leka Bungo, e miratoi më 27 shkurt 2023, me shënimin: “Futet në zbatim menjëherë”.

Parazitët dhe mediokrit e RTSH rrisin pagat edhe me 10%; shtesa mujore sa 1

Kjo rritje page është bërë pa marrë më parë miratimin e Ministrisë së Financave, si autoriteti buxhetor financues në vlerën 6 milionë Euro në vit për RTSH, madje i lë 100% të vlerës 12 milionë Euro në vit që zhvat me dhunë nga taksa e televizorit.

Po kështu, qeveria nuk i merr RTSH-së asnjë qindarkë, as nga 3 milionë Euro në vit, të ardhura prej reklamave, programeve, donacioneve, antenave, sinjaleve transmetues që shet te privatët etj.

Për ta fshehur sikur nuk është rritje pagash, Bordi i Administrimit dhe Këshilli Drejtues e kanë trajtuar si “rritje pagesash”, kur ky term nuk figuron në veprimet financiare që kryen RTSH.

Ministria e Financave, së shpejti do fillojë në RTSH, një audit për ligjshmërinë, efektivitetin dhe realitetin e përdorimit të fondeve në 5 vitet e fundit, i cili për çdo vit është 21 milionë Euro.

Sipas informacionit që ka “Pamfleti”, dhe sipas sinjalit që dha Rezoluta e Kuvendit për transparencë, ka një projekt, që RTSH-së të mos ketë më shumë se 350 punonjës; t’i pakësohet me 60% fondi vjetor që i jep shteti; qeveria t’i marrë 50% e të ardhurave nga taksa e televizorit dhe t’i taksohen me 20 % të ardhurat.

Sepse aktualisht, RTSH ka 110 shefa e 1380 punonjës, 410 të shtuar 4 vitet e fundit, si dhe ka 13 borde e këshilla hije, që paguhen me gjoja honorarë, por marrin më shumë se pagat mesatare në këtë televizion, mes tyre “Këshilli i Dëgjuesit” me 15 anëtarë, 7 ekspertë e 4 konsulentë./Pamfleti

parazitët e rtsh rrisin pagat

Lini një Përgjigje