TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2023, 16:10

Kuvendi jep alarmin për dallaveret në RTSH: Fshihen vendimet e Këshillit, struktura e punonjësve dhe shpenzimet për festivalet

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi jep alarmin për dallaveret në RTSH: Fshihen vendimet e

Kuvendi ka hartuar një rezolutë për punën e RTSH dhe në listën e gjatë të kërkesave, dominon fjala “transparencë”. Në këtë institucion nuk është bërë asgjë publike...

Radio Televizioni Publik Shqiptar është kthyer në një institucion ku bëhen qoka dhe nuk ka fare transparencë mbi vendimmarrjen. Historikisht në këtë institucion janë bërë dallavere dhe një gjë e tillë është konstatuar edhe nga Kuvendi. RTSH, ndonëse paguhet me taksat e qytetarëve dhe merr miliona euro çdo vit nga pagesa e tarifës në librezën e dritave, është kthyer në një bunker ku askush nuk e di se kush firmos dhe çfarë firmos.

Kuvendi ka hartuar një rezolutë për RTSh dhe ka konstatuar shumë problematika, duke kërkuar që të rregullohen gjatë këtij viti.

KDRTSH të informojë sa më parë Kuvendin në lidhje me prodhimet e porositura gjatë vitit 2022 nga fondi i prodhimit të pavarur. Të bëhet transparente veprimtaria e KDRTSH në faqen zyrtare online duke u publikuar të gjitha vendimet e marra të shoqëruara edhe me relacionet përkatëse, procesverbalet e mbledhjeve dhe mënyrën e votimit. Të bëhet transparente përbërja dhe veprimtaria e Bordit të Administrimit, duke publikuar aktivitetin e këtij bordi dhe të gjithë vendimet e marra dhe aktet e miratuara. Të bëhet transparente përbërja dhe veprimtaria e Këshillit për shikuesit dhe dëgjuesit si dhe të publikohen të gjitha vendimet e tij”, janë disa prej kërkesave të RTSH.

Një tjetër konstatim që është bërë nga Kuvendi, është mungesa e transparencës mbi shpenzimet për festivalet. RTSH ka zhvilluar shumë evente muzikore, por kurrë nuk është marrë vesh se sa është pagur për to. Kuvendi ka kërkuar që të bëhet transprencë sa më shpejt.

Po ashtu në kuadër të transparencës të publikohet në faqen zyrtare struktura organizative dhe organika e RTSH, të reflektohen vakancat e krijuar dhe të jetë transparente e gjithë procedura e rekrutimit.

Pra, nga rezoluta kuptohet qartë se RTSH deri tani nuk ka qenë gjë tjetër. Veçse një institucion ku bëhen dallavere dhe askush nuk i merr vesh. Rasti më skandaloz ishte emërimi i drejtorit të ri. /Pamfleti

rtsh transprence vendimi

Lini një Përgjigje