Është zbardhur dëshmia e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, në Gjykatën e Posaçme.
Ai është shprehur se dënimin për gabimin që ka bërë e ka marrë, por nuk ka shkelur ligjin. Dhe për këtë thotë se bashkia që ka drejtuar nuk ka parë asnjë projekt.
“Unë u ndëshkova për veprimin qe kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore jam dakord me qëndrimin e avokatit”, është shprehur ai para gjykatësve.
GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish kryebashkiakun Safet Gjici si dhe arrest shtëpie për vajzën në video, Alma K.
Avokatja e Almës, Natasha Veliaj ka thënë për mediat se ka kërkuar nga gjykata që t’i hiqes masa e sigurisë por nuk u pranua dhe u la në arrest shtëpie.
Sipas saj, masa duhet t’i hiqej sepse ka një fëmijë të mitur dhe një nënë të sëmurë dhe është e vetmja që punon.
Pritet që sot të ketë një qëndrim nga Safet Gjici, i cili përveç reagimit në rrjetet sociale kur dha dorëheqjen dhe pretendoi se ka rënë në kurth, nuk ka pasur asnjë reagim për video-skandalin.
Lini një Përgjigje