TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2023, 13:20

Publikohet fotoja nga seanca në GJKKO, Safet Gjici përballet me Alma Kaçin në gjykatë

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet fotoja nga seanca në GJKKO, Safet Gjici përballet me Alma

Është pubikuar fotoja nga seanca që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Ai do të njihet këtë të hënë me masën e sigurisë.

Në sallë është edhe Alma Kaçi, gruaja e cila filmoi videon intime me Gjicin.

Aktualisht ajo ndodhet në arrest shtëpie, por sot gjykata pritet të vendosë nëse do ta lërë në fuqi masën e sigurisë apo do të vendosë një tjetër.

40-vjeçarja Kaçi mbërriti në gjykatë dhe zgjodhi që të mbulojë fytyrën e saj.

Hetimet për Gjicin nisën disa ditë më parë, pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me shtetasen Alma Kaçi.

Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës. Më pas, Gjici thërret në zyrë një vartësin e tij që të merret me dokumentacionin që do dorëzojë shtetasja Alma Kaçi.

Prokuroria kreu një sërë verifikimesh për rastin, duke ngritur në përfundim akuzat e korrupsionit për të dy të hetuarit. Akuza ndaj ish-kryebashkiakut parashikon një dënim nga 4 në 12 vjet. Ndërsa ajo ndaj Alma Kaçit nga 1 në 5 vjet burgim.

safet gjici përballet me alma kaçin në gjykatë

Lini një Përgjigje