TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2023, 10:46

Zbardhja e dëshmisë së Almës për skandalin seksual të Gjicit, dalin detajet ku e kishte fshehur kamerën 40-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhja e dëshmisë së Almës për skandalin seksual

Ditën e sotme është zbuluar vendi ku e kishte fshehur kamerën Alma Kaçi. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese.

Bie në sy fakti, se kryebashkiaku Gjici, tregohej i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij, pasi çelësat e makinës dhe celularin Alma K. i ishte kërkuar t’i linte në sekretari.

Dje është zbardhur dëshmia e Alma Kaçit. Ajo ka treguar para prokurorëve se në zyrën e Gjicit ka shkuar vetëm dy herë dhe pranoi seks oral me dëshirë, pasi mendonte që partneri e donte.

Këtë herë veprimi nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja ndoshta se Gjici kishte filluar që të kishte pëlqim për mua”- ka deklaruar para prokurorëve të SPAK, Alma.

Sipas Almës, me Gjicin është takuar vetëm dy here në zyrë. Herën e parë, sipas saj i prezantoi projektin për qentë dhe u ndje e ngacmuar seksualisht nga vetë ai. 

Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë seks oral me krybashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit.

Fola me kryetarin e bashkisë Safet Gjici një ditë më parë dhe lashë takimin për ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit’, thotë Alma në dëshmi.

Ditën tjetër, kur edhe janë filmuar skenat intime, ajo thotë, se kishte marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkonte nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë.

Ndërkohë SPAK ka zbuluar se lidhja mes ish kryebashkiakut të Kuksin Safet Gjici dhe 40 vjeçares kishte nisur rreth tre muaj para se te realizohej video intime në zyrë. Edhe vetë Gjici, kur u dorëhoq, tha se me Almën kishte marrëdhënie më të hershme. Por Gjici pretendon se pavarësisht këtij fakti, takimi i fundit mes tij dhe 40 vjeçares është i organizuar nga kundërshtarët e tij, për ta futur në kurth.  Deri tani Alma sipas burimeve të SPAK, nuk ka pranuar bashkëpunimin me persona të tjerë për planin hakmarrës, por prokuroria dyshon të kundërtën.

zbardhja e dëshmisë së almës skandali seksual i gjicit

Lini një Përgjigje