
Gazetari Esido Barkaj tha se droga sintetike ka ardhur në Shqipëri përmes turistëve që janë kamufluar si të tillë për të futur në tregun tonë droga të forta.
“Ata vijnë të kamufluar si turistë, por roli i tyre është për t’i siguruar Shqipërisë ose tregut të tyre droga të forta sintetike, një përbërje kimikatesh, të paktën sipas ekspertëve që jep një ekstazi, deri në përdhunim mund të shkojë, pra jep epshe seksuale që mund të nxisin përdhunimin,” –u shpreh Barkajp ër “Goodmorning”.
26 qershori është Dita Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave. Kjo ditë është caktuar nga Kombet e Bashkuara për t’u kujtuar vendeve anëtare të OKB-së që të ndërmarrin masa për parandalimin e prodhimit, tregtimit, trafikimit ilegal, përdorimit dhe abuzimit të drogave në vendet respektive, si dhe ofrimin e ndërhyrjeve trajtuese dhe përkujdesëse të bazuara në evidenca dhe në respektim të të drejtave të njeriut.
Lini një Përgjigje