TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2023, 08:14

Safet Gjici del sot para gjykatës, ish kryebashkiaku i PS rrezikon 7 vite burg

Shkruar nga Pamfleti
Safet Gjici del sot para gjykatës, ish kryebashkiaku i PS rrezikon  7 vite
Ish-kryebashkiaku socialist i Kukësit, Safet Gjici

Ish-kryebashkiaku socialist i Kukësit, Safet Gjici që u arrestua ditën e shtunë me kërkesë të SPAK, do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme ku do t’i caktohet masa e sigurisë.

Pavarësisht se fillimisht SPAK nisi hetimet kryesisht në lidhje me akuzën “Shpërdorim detyre” pas publikimit të videoskandalit, për Gjicin është rënduar akuza “Korrupsion pasiv” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve.

Ndërkohë, Gjici me këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg, por se kjo varet nga ajo se si do të shkojë çështja ndaj tij. Pas arrestimit të Safet Gjicit, është lënë në “Arrest Shtëpie” gruaja e cila shfaqej në videon seksuale në zyrën e bashkisë.

Hetimi ndaj Gjicit nisi në 16 qershor 2023, menjëherë pasi në media u publikua një video ku Safet Gjici shfaqej në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin.

Fillimisht ndaj tij nisi hetimi për akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërsa pas publikimit të pjesës së dytë të videos ku Alma shfaqej teksa i kërkonte Gjicit një tender për shoqatën e saj të qenve, SPAK ka nisur hetimet për korrupsion.

SPAK dyshon se Safet Gjici ka favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projektin për strehimin dhe kujdesin ndaj qenëve endacakë në qytet.

Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

 

safet gjici del sot para gjykatës

Lini një Përgjigje