TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2023, 14:30

Alma u la në 'arrest shtëpie' pas video-skandalit me Gjicin, flet avokatja: Ka një nënë të sëmurë, s'ka pasur bashkëpuntorë

Shkruar nga Pamfleti
Alma u la në 'arrest shtëpie' pas video-skandalit me Gjicin,
Alma Kaçi ditën e some para seancës gjyqësore

Gjykata ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv dhe shpërdorim detyre.

Ndërsa Alma Kaçi vajza e përfshirë në video skandalin erotik në zyrën e tij është lënë në arrest shtëpie.

Avokatja e Almës ka deklaruar se është marrë një masë e tillë për klienten e saj pasi ajo ka një djalë të vogël për tu kujdesur dhe mamanë e sëmurë, ndërsa shtoi se është e vetmja që siguron të ardhura në shtëpi.

"Ajo ka dhe një nënë të sëmurë, ajo sjell dhe të ardhura në shtëpi. Ajo nuk ka pasur bashkëpuntorë.", tha avokatja e Almës.

Më herët Gjici ka refuzuar kategorikisht se ka shkelur detyrën, edhe pse akuzohet për korrupsion pasiv.

Në dëshminë e saj në SPAK vajza ka pretenduar se në fillim ka qenë Gjici ai që i ka kërkuar favore seksuale ndërsa më pas tek rasti në video gjithçka ka ndodhur ka qenë me dëshirën e saj.

“Kur m’u dha mundësia, fola me kryetarin e bashkisë Safet Gjici një ditë më parë dhe lashë takimin për ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit. Ditën që shkova kisha marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkoja nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë. Ndërkohë Safet Gjici më shkruajti të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa në zyrën e tij.

U futa në zyrën e kryetarit ku kisha me vete çantën me dokumentat dhe pijen në kuti kartoni. Pasi hyra në zyrë lashë mbi tavolinë dokumentat në dosje që kisha përgatitur dhe kryetari më tha “Lëri se flasim pastaj”. Unë i lashë dokumentet mbi tavolinë dhe ç’ka ka ndodhur më pas është ajo që ka qarkulluar në rrjetet sociale," ka thënë ajo.

 

video-skandali me safet gjicin alma u la në \\\\\\\'arrest shtëpie\\\\\\\' flet avokatja

Lini një Përgjigje