TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2023, 14:15

'Kaos' në Universitetin e Korçës, jep dorëheqjen rektori Dhimitër Bello

Shkruar nga Pamfleti

'Kaos' në Universitetin e Korçës, jep dorëheqjen

Rektori i universitetit të Korçës Fan.S.Noli Dhimitër Bello ka dhënë dorëheqjen, ndërsa Senati ka kthyer vendimin për bashkimin me Universitetin e Tiranës.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij veprimi por dorëheqja e tij ka ardhur pas deklaratës së djeshme që ai bëri për universitetin e Korçës i cili do të bashkohet me atë të Tiranës.
Ndërkohë po ashtu u zhvillua dhe mbledhja e dytë e senatit për diskutimin e çështjes së universitetit, ku mësohet se ka votuar rrëzimin e vendimit për bashkimin me Tiranën. Ka pasur debate dhe anëtarët e tij kanë thënë qe nuk kanë ditur saktësisht ç’kanë votuar ditën e premte. Sot u bë rrëzimi i atij vendimi, dhe universitet i Korçës do të vazhdojë të jetë universitet më vete.

Një ditë më parë Bello deklaroi se universiteti i Korçës vitet e fundit po përballet me rënie të numrit të studentëve duke sjellë kështu edhe mbyllje të degëve. Sipas Bellos nga bashkimi nuk do të rrezikohej personeli apo mbyllja e programeve të studimit.

Lini një Përgjigje