TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2023, 14:18

Nën akuzë për korrupsion, GJKKO lë në burg Safet Gjicin; arrest shtëpie për Alma Kaçin

Shkruar nga Pamfleti

Nën akuzë për korrupsion, GJKKO lë në burg Safet

GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish kryebashkiakun Safet Gjici dhe ‘arrest shtëpie’ për Alma Kaçin.

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK. Ndërsa është vendosur arrest shtëpie për Alma Kaçin, gruan e video-skandalit.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit ka refuzuar kategorikisht se ka shkelur detyrën, ndërkohë që akuzohet për korrupsion pasiv.

Detaje të reja kanë dalë sot nga ky skandal. Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, në të cilën thuhet se mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese. .,

Bie në sy fakti, se ish-kryebashkiaku Gjici, ruhej dhe tregohej mjaft i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij. Ai i kishte kërkuar 40-vjeçares Alma K., që çelësat e makinës dhe celularin t’i linte në sekretari. Ish-kryebashkiaku ka dalë ditën e sotme para GJKKO-së. Ai akuzohet për ‘korrupsion pasiv’. Ndërsa, 40-vjeçarja, e cila është në masën 'arrest shtëpie’ akuzohet për korrupsion aktiv. Ndërkohë, në gjykatë ka mbërritur edhe 40-vjeçarja, e cila është kujdesur që mos të duket me fytyrë para kamerave duke u mbuluar. 

Ndërkohë, Alma.K në dëshminë e saj ka thënë se është takuar vetëm dy herë me Gjicin, ku herën e parë i ka prezantuar projektin për qentë dhe sipas saj është ndjerë e ngacmuar seksualisht nga vetë ai. Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë seks oral me krybashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit.

Ditën kur edhe janë filmuar skenat intime, ajo thotë, se kishte marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkonte nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë.

Hetimet për Gjicin nisën disa ditë më parë, pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me shtetasen Alma Kaçi.

Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës. Menjëherë më pas, Gjici thërret në zyrë një vartësin e tij që të merret me dokumentacionin që do dorëzojë shtetasja Alma Kaçi.

Prokuroria kreu një sërë verifikimesh për rastin, duke ngritur në përfundim akuzat e korrupsionit për të dy të hetuarit.

51-vjeçari Safet Gjici akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” neni 260 i kodit penal ku nëse do provohet akuza ai mund të dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

40-vjeçarja Alma Kaçi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë “ neni 245 i Kodit Penal ku nëse do provohet akuza ajo mund të dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

gjkko video-skandali i safet gjicit

Lini një Përgjigje