TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2023, 14:56

Doli para GJKKO, zbardhet dëshmia e Alma Kaçit: Kisha lidhje me Gjicin, herën e parë më ngacmoi seksualisht!

Shkruar nga Pamfleti
Doli para GJKKO, zbardhet dëshmia e Alma Kaçit: Kisha lidhje me
Alma Kaçi

40-vjeçarja Alma Kaçi ka pranuar në Gjykatën e Posaçme se ka pasur lidhje me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Ajo u shpreh se kur ka shkuar herën e parë në takim me të, Gjici e ka ngacmuar seksualisht, ndërsa në takimin e dytë ka kryer marrëdhënie intime me dëshirën e saj, por ka vendosur ta filmojë.

“Kisha një projekt. merresha me qentë, kam pasur lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e parë ai më ngacmoi seksualisht. Në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshirë, por vendosa ta filmoj”, mësohet të jetë shprehur Kaçi.

Ndonëse në videon e “famshme” 40-vjeçarja Alma Kaçi u shfaq me figurën e plotë, teksa sot ka marrë pjesë në seancë për masën e sigurisë, ajo ka mbuluar fytyrën.

Me gjithë interesin e madh të mediave për ta filmuar, Kaçi ka mbajtur para fytyrës gjatë gjithë kohës çantën, e maskuar me syze dhe një kapele, që për ironi të fatit mbante numrin e famshëm gjithashtu “69”.

Alma Kaçi është shoqëruar nga policia drejt banesës së saj për të “vuajtur” arrestin e shtëpisë teksa është nën hetim për video-skandalin me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Kaçi akuzohet për veprën penale të korrupsionit aktiv.

Po sot GJKKO caktoi masën e sigurisë arrest me burg për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

alma kaçi skandali seksual

Lini një Përgjigje