TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2023, 11:35

Aksioni në Elbasan ku u arrestuan 45 persona, flasin familjarët: Na bënë terror, kujtuan se po kapin Talo Çelën

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni në Elbasan ku u arrestuan 45 persona, flasin familjarët: Na
Familjarët e të arrestuarve

Një megaoperacion është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan nga FNSH dhe poliucia e shtetit, ndërsa në pranga kanë rënë 45 persona.

Familjarët e disa prej të arrestuarve ndodhen para komisariatit ku po kërkojnë lirimin e të afërmve të tyre.

Në prononcimin e dhënë për mediat, familjarët shprehen se nuk kanë pasur asnjë dijeni për operacionin policor dhe mohojnë që të afërmit e tyre të kenë lidhje me aktivitete kriminale.

“U trembëm, erdhën aty edhe na hynë në shtëpi. E shoqëruan se sipas tyre ka kryer trafik droge. Kontrolluan në shtëpi dhe nuk gjetën asgjë. Jetojmë në kohën e kriminelave dhe diktaturës, janë bërë më keq se Putin atje që po vret njerëz”, u shpreh e ëma e një prej të arrestuarve.

Ndërkohë një tjetër familjare tha se policia nuk kishte urdhër për të hyrë pë kontroll në banesë.

“Njëri ishte civil, jam shefi i krimeve të rënda më tha ai. Te ne e gjetën tek fukarenjtë. Duhet të sqarohet prindi se çfarë paska bërë fëmija. Ne punojmë për bukën e gojës. Nuk kishin urdhër për të hyrë në banesë”, thanë familjarë të tjerë.

Pjesë nga deklaratat e familjarëve:

“Mbrëmë është bërë një terror nga ana e policisë, kanë shkuar nëpër shtëpi, ku ka të moshuar, fëmijë. Ndoshta është e ligjshme, por nuk mund të shkosh në atë mënyrë, t'i marrësh zbathur, kujtojnë se çfarë po kapin, Talo Çelën ta kapë drejtori i madh që rri në Tiranë."

"Nuk na lënë që tju çojmë as ujë, as cigare, asgjë, kanë refuzuar deri tani që të futen brenda avokatët. Kemi të drejtën e plotë që të marrin vesh si janë. Këtu po dalin maune me drogë, të marrësh një 20 vjeçar dhe ta fusësh brenda, dhe të mos marrësh një informacion, ne nuk jemi në Kabul."

"Duhet të ketë një mënyrë komunikimi me familjarët, po këto janë votat që ne kemi dhënë. Mamin dhe babin e kam me tension 22, i kam të dy vëllezërit brenda. I di fort mirë shteti se kush merret me trafikimin, për bukën e gojës kushdo do ta bënte, se varfëria në këtë qytet e dimë të gjithë se si është."

“Nuk kemi asnjë informacion pse e kanë marrë vëllain. Erdhën në 5 të mëngjesit, erdhën në banesë nuk dimë asnjë gjë nuk na dhanë asnjë informacion. Shumë të trembur jemi se ishin rreth 20 veta, nuk dimë asnjë gjë pse e morën. Asnjë informacion nuk na kanë dhënë deri më tani."

operacion elbasan familjare

Lini një Përgjigje