TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2026, 20:43

Tërmeti në Elbasan, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti në Elbasan, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar pas lëkundjes së tërmetit të regjistruar mbrëmjen e sotme në qarkun e Elbasanit.

Sipas saj, tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, me thellësi 15 kilometra ka pasur epiqendër Bashkinë Belsh.

Nga informacionet paraprake, nuk raportohen dëme në infrastrukturë apo problematika në komunitet.

Agjencia bën me dije se strukturat përkatëse vijojnë monitorimin e situatës dhe mbeten në gatishmëri për çdo zhvillim të mëtejshëm.

 

Lini një Përgjigje