TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2026, 18:40

Shembja ne aksin Librazhd-Prrenjas, edhe Shërbimi Gjeologjik ia 'faturon' shkakun reshjeve të shiut 

Shkruar nga Pamfleti

Shembja ne aksin Librazhd-Prrenjas, edhe Shërbimi Gjeologjik ia

Ardian Bylyku

Përfaqësuesi i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Ardinan Bylyku, ka folur lidhur me situatën e krijuar pas bllokimit të aksit Librazhd–Prrenjas,, ku ka dhënë shpjegime mbi shkaqet e shembjes së segmentit rrugor.

Në një konferencë për mediat Ardian Bylyku, thotë se arsyeja kryesore e shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec është sasia e reshjeve të shumta të shiut.

Byluku tha se Shërbimi Gjeologjik do të kryejë të gjithë ekspertimin dhe analizat e nevojshme për t'i sugjeruar më pas autoriteteve zgjidhjet e duhura.

"Sasia e reshjeve ka qenë trefishi në krahasim me 2 vitet e mëparshme. Është një fenomen që njihet me fenomenin e mbingopjes së strukturave, dhe ka dhënë maksimumin e mbingarkesës, duke rezultuar si faktori kryesor për cedimin e gjithë strukturës. Shërbimi gjeologjik është duke vazhduar me pjesën e studimeve të thelluara, të lidhura këto me interpretimet e rezultateve të rreth 500 metrave linearë shpime që do të vendosen nga ekspertët, si dhe serinë e analizave. Falë kësaj pune, matja e rezultateve do të bëhet nga ana jonë, dhe interpretimi i të gjithë rekomandimeve që shërbimi gjeologjik do të bëjë për këtë situatë",-tha Bylyku.

Ndërsa institucioni ia atribuon situatën alarmante reshjeve intensive, mbetet për t’u parë nëse hetimet do të evidentojnë edhe faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar në dëmtimin e rrugës, përfshirë standardet e ndërtimit apo monitorimin e vazhdueshëm të këtij aksi. 

shembja e aksit librazhd-prrenjas shermbimi gjeologjik

1 Komente

  1. v
    vk

    Po do mbaje vendin e punes ky agua, e di zanatin!

    Lini një Përgjigje