ARRSH ka publikuar planin e masave për rikthimin e qarkullimit në aksin Librazhd–Prrenjas, duke ia atribuar rrëshqitjen e masivit reshjeve intensive dhe erozionit lumor. Ndërkohë, pritet ndërtimi i një rruge alternative dhe ndërhyrje për devijimin e lumit, por ende nuk ka një afat për hapjen e plotë të segmentit...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar planin e masave që do të merren për të rikthyer qarkullimin ne aksin Librazhd-Prrenjas.
Sot kanë dalë në një konferencë shtypi kreu i ARSH, ai i Hekurudhës Shqiptare, kreu i Shërbimit Gjeologjik dhe përfaqësues të policisë dhe Emergjencave. Dhe ashtu sikundër pritej, organet shtetërore kanë larë duart, duke ja vënë fajin natyrës për shembjet. Edhe pse faktet janë sheshit se është gabuar me aksin e ri, kreu i ARRSH Ami Kozeli, në fjalën e tij, u shpreh se shkak i rrëshqitjes janë shirat e shumtë të javëve të fundit dhe erozioni natyror.
“Pas takimeve intensive në terren me të gjitha institucionet dhe ekspertët e fushës, si dhe pas analizimit të materialeve fotografike dhe topografike, u vendos mbledhja e Këshillit Teknik të përbashkët me Hekurudhën Shqiptare. Nga analiza e kryer, rezulton se shkaku kryesor i kësaj situate mbetet ndikimi i reshjeve intensive dhe të shtrira në kohë të gjatë, erozioni lumor, si dhe saturimi i masivit të tokës, gjë që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive dhe pa mundësi për ndërhyrje të menjëhershme derisa të merren rezultatet e raportit gjeologjik”, tha Kozeli.
Më tej ai u shpreh se në mbledhjen e sotme, datë 24 shkurt, të Këshillit Teknik të përbashkët midis ARRSH-së dhe Hekurudhës Shqiptare, me pjesëmarrjen dhe të stafit akademik nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, gjeologëve të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, projektuesve dhe mbikëqyrësve të ngarkuar, u morën këto vendime:
1. Ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës, në shtratin e lumit Shkumbin, për të mundësuar kalimin e trafikut deri në stabilizimin e plotë të rrëshqitjes. Rakordimi i menjëhershëm me Hekurudhën Shqiptare, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore për realizimin e kësaj rruge.
2. Prishja e urës ekzistuese, tashmë jashtë funksionit, dhe lehtësimi i ngarkesës në trupin e rrugës së rrëshqitur deri në krijimin e një skarpate natyrale që do të mundësojë ndërhyrjen me mjetet e shpimit.
3. Sistemimi dhe disiplinimi i ujërave sipërfaqësore në të gjithë zonën përreth planit të rrëshqitjes.
4. Devijimi i rrjedhës së lumit që aktualisht godet trupin e hekurudhës, për të garantuar mbrojtjen e saj, për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.
Pavarësisht masave, akoma nuk dihet se kur do të jetë funksional ky aks. “Aksi Librazhd-Prrenjas është një segment me rëndësi strategjike dhe rikthimi i tij në funksion të plotë do të bëhet vetëm pasi të kemi garantuar stabilitet afatgjatë të terrenit dhe të infrastrukturës”, tha Kozeli.
Kreu i ARRSH i doli në krahë kompanisë ANK, e cila po merret me ndërtimin e aksit të ri rrugor aty. Ai u shpreh se nuk ka pasur ndërhyrje në lumë, duke dhënë garanci për të.
“IKMT ka kontrolluar zonën. Nuk ka asnjë lloj shkelje nga kontraktori në marrjen e inerteve”, tha kreu i ARRSH. Edhe pse Kozeli flet me shumë garanci, në fakt pamjet nga terreni tregojnë se kompania ka ndërhyrë në basenin lumor. /Pamfleti
Si nuk kane turp??? Te pakten gjysma e presidiumit duhet te kishin dhene dorreheqjen. Problem eshte se kemi dhe gazetare pa lidhje. Asnje nuk e pyeti ate gjeologun a kishte miratuar institucioni qe drejton studim gjeologjik te prjektit???
Pikat 1 dhe 2 jane kontradiktore me njera tjetren, ndersa pika 4 eshte nje utopi. Injorante dhe hajdute.
Rreshqiti rruga dhe mori me vete qeverine bashke me institucionet, Ky takim beri nje gje. Te gjithe nxituan te shpetojne bythen e tyre. C’ka thone ata rruga vihet ne funksion nga fundi i vjeshtes Dhe kerkon milona Euro.
Këta duhen pushkatuar.
O qeveri plehre!