TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2026, 17:06

Kujdes me shpejtësinë, nis fushata e kontrollit inteligjent të rrugëve; policia vë në punë kamerat

Shkruar nga Pamfleti
Kujdes me shpejtësinë, nis fushata e kontrollit inteligjent të
Task-Forca e Transportit Rrugor

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Task-Forcën e Transportit Rrugor, ka nisur këtë të martë një fushatë të re kontrolli inteligjent në rrugët e vendit. Autoritetet kanë vënë në funksion mjetet e pajisura me kamera dhe sisteme të automatizuara për identifikimin në kohë reale të automjeteve që qarkullojnë.

Aksioni ka filluar në segmentin Tiranë–Milot, një nga akset me fluks të lartë lëvizjeje, dhe sipas institucioneve do të shtrihet gradualisht në disa prej rrugëve kryesore kombëtare. 

Përmes teknologjisë së makinës inteligjente, strukturat përgjegjëse kryejnë verifikimin e dokumentacionit të mjeteve, kontrollin e statusit të kontrollit teknik, siguracionit dhe detyrimeve të tjera ligjore. Sistemi mundëson identifikimin e shkeljeve pa ndalur çdo mjet në mënyrë fizike, duke synuar rritjen e efikasitetit dhe transparencës në terren.

Sipas DPSHTRR-së, fushata synon rritjen e sigurisë rrugore, evidentimin e mjeteve me mangësi ligjore apo dokumentacion të parregullt, si dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit, përfshirë kufijtë e shpejtësisë.

 

task-forca e transportit rrugor kamerat inteligjente ne rruge

2 Komente

  1. P
    Poku

    Kujdes librazhd prenjas,monitorohet me ushtri,fnsh,kamera,ulni shpejtesine.me elikopter,ska radar

    1. S
      Selimi

      Nuk ju vjen turp.Standartizoni rruget pastaj meri me kontrollin e shoferave.Rruget tona jan me keq se ne Afganistan.Autostrada tiran-durres tani u riparua.Shifeni si eshte bere.turp

      Lini një Përgjigje