TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2026, 17:02

Nuk ka fund gallata, Ramës i shembet edhe Auto Moto Parku i Elbasanit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka fund gallata, Ramës i shembet edhe Auto Moto Parku i Elbasanit

Pas problemeve të raportuara në aksin Librazhd–Elbasan, një tjetër investim i madh publik duket se po përballet me dëmtime ende pa përfunduar punimet. Bëhet fjalë për Auto Moto Parkun e Elbasanit, një projekt me kosto të deklaruar prej 190 milionë eurosh, i shpallur si investim prioritar.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë çarje dhe dëmtime të konsiderueshme në rrugën që të lidh me Moto Parkun. Në video dhe foto, asfalti shfaqet i plasaritur dhe në disa zona i deformuar, ndonëse projekti nuk është inauguruar ende. Situata ka ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve dhe standardet e zbatuara në ndërtim.

Projekti shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 50 hektarësh përgjatë lumit Shkumbin dhe parashikon ndërtimin e një piste garash për makina me gjatësi 4.4 kilometra. Përveç pistës, plani përfshin Akademinë Kombëtare të Sigurisë Rrugore, Muzeun Retro dhe Akademinë e Restaurimit të Mjeteve Historike.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar më herët këtë investim si një projekt që nuk është thjesht një cirkuit garash, por një “motor të ri për ekonominë”, duke shprehur ambicien që Shqipëria të presë në të ardhmen gara të nivelit të Formula 1. Ai është shprehur se projekti është hartuar në bashkëpunim me ekspertizë ndërkombëtare dhe përmban elementë inovativë brenda standardeve të familjes së cirkuiteve të F1.

 

1 Komente

  1. Edi Rama you are a laughable little man who thinks that you are a great leader. Actually you are a joker that does superficial things with no significance for the future of little Albania

    Lini një Përgjigje