TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2026, 18:52

Dorëzohet qeveria, nuk e di kur do të rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Prrenjas

Shkruar nga Pamfleti
Dorëzohet qeveria, nuk e di kur do të rikthehet qarkullimi në
Ami Kozeli, kreu i ARRSH

Qeveria nuk ka një afat konkret se kur do të rikthehet qarkullimi normal në aksin Librazhd–Përrenjas, pas rrëshqitjes masive që e ka bërë segmentin të pakalueshëm. Në një konferencë për mediat, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli, deklaroi se rruga do të hapet vetëm pasi të garantohet stabiliteti afatgjatë i terrenit dhe i infrastrukturës.

Aksi Librazhd–Prrenjas është një segment me rëndësi strategjike dhe rikthimi i tij në funksion të plotë do të bëhet vetëm pasi të kemi garantuar stabilitet afatgjatë të terrenit dhe të infrastrukturës”, tha Kozeli, pa dhënë një datë përfundimtare.

Gjatë deklaratës, kreu i ARRSH-së i doli në mbrojtje kompanisë ANK, e cila po zbaton punimet në aksin e ri rrugor. Ai theksoi se nuk ka pasur ndërhyrje në lumin Shkumbin nga ana e kontraktorit.

IKMT ka kontrolluar zonën. Nuk ka asnjë lloj shkeljeje nga kontraktori në marrjen e inerteve”, u shpreh Kozeli.

Megjithatë, pamje nga terreni të publikuara ditët e fundit tregojnë ndërhyrje në basenin lumor, duke ngritur pikëpyetje mbi ndikimin e punimeve në situatën e krijuar.

Prej disa ditësh, aksi Librazhd–Përrenjas mbetet i bllokuar, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen drejt juglindjes së vendit dhe duke krijuar izolim për zonën.

 

arrsh rruga librazhd-prrenjas

Lini një Përgjigje