TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2026, 18:42

Sulmi kibernetik nga Irani ndaj Kuvendit, reagon DASH: Dënojmë aktivitetet kibernetike ndaj aleatit tonë në NATO

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi kibernetik nga Irani ndaj Kuvendit, reagon DASH: Dënojmë
Departamenti i Shtetit

Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë ka sjellë reagimin e Shteteve të Bashkuara. Në një reagim për Report TV, Departamenti Amerikan i Shtetit dënon aktivitetin që e cilëson si veprim dashakeq ndaj një aleati të NATO-s.

Departamenti i Shtetit thotë se është në dijeni të sulmit dhe se SHBA po punon me Shqipërinë për të forcuar sigurinë kibernetike. Sipas reagimit, Uashingtoni po e ndihmon në mënyrë aktive vendin për të përballuar këto kërcënime.

Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme dhe dënojnë aktivitetet kibernetike dashakeqe kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë”, thuhet në reagim.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se si aleatë të NATO-s, SHBA dhe Shqipëria koordinojnë vazhdimisht shqetësimet e përbashkëta të sigurisë dhe mbeten vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë.

Reagimi vjen pasi sistemi i brendshëm i Kuvendit u godit nga një sulm kibernetik. Grupi i hakerave “Homeland Justice” publikoi në Telegram të dhëna nga sistemi i brendshëm i parlamentit, përfshirë emaile dhe informacione të përdoruesve të domain-it parlament.al.

 

dash shba

Lini një Përgjigje