
Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:
Ish‑Presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hoqi dorë nga kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për rrjedhojë seanca u ndërpre dhe masa “arrest në burg” mbetet në fuqi për momentin. Arsyeja e vendimit të tij nuk bëhet e ditur.
Ekspertiza konfirmon shenja të dukshme dhune në trupin e 25‑vjeçares Xhuana Nikollaj, që u vetëhelmua; ish‑partneri i saj është shpallur në kërkim.
Gjykata i ndryshoi masën e sigurisë së dyshuari Rando Aliu nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.
Robert Isaku, i shpallur në kërkim për shkatërrim prone me eksploziv, është dorëzuar autoriteteve italiane.
Ai është i dënuar në Itali me rreth 6 vite burg për “vjedhje me pasoja të rënda” dhe “emigracion të paligjshëm”.
Në Shupenzë të Bulqizë, një bombol gazi shpërtheu në banesë; të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Vajza publikon video duke akuzuar policinë për dhunë; uniformat blu mohojnë dhe thonë se ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin.
Një 24‑vjeçar që pranoi trafikimin e kokainës në Paris u lirua për shkak të një gabimi procedural; tani duhet të paraqesë adresë brenda një afati.
Ish‑udhëheqësi venezolanez mbahet në paraburgim në SHBA dhe mund të dalë jashtë qelisë vetëm tri herë në javë; ai pret zhvillimin e çështjes së tij gjyqësore për akuza të rënda penale.
Lini një Përgjigje