Xhamia e Namazgjasë është vendosur nën një kordon sigurie. Siç shihet edhe nga pamjet, objekti fetar është rrethuar me barriera metalike, ndërsa pas tyre janë pozicionuar edhe efektivë të policisë.
Masat e shtuara të sigurisë vijnë pas incidentit të fundit, kur gjatë protestës së Partisë Demokratike u hodhën molotovë në drejtim të zonës, pa kursyer as xhaminë.
Në atë moment, brenda saj ndodheshin besimtarë që po kryenin ritet fetare, duke qenë se aktualisht është edhe muaji i Ramazanit.
Kuvendi do të vendosë sot lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, ish-zv.Kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës. Këshilli për Mandatet dhe Imunitetet do të paraqitet me dy raporte, krejtësisht të kundërt, sa i takon qëndrimit lidhur me kërkesën e SPAK.
Ky i fundit ka kërkuar në Kuvend autorizimin për vendosjen e një mase sigurie me arrest ndaj ish-zv.Kryeministres, e cila fillimisht u pezullua nga funksionet qeveritare dhe më pas u shkarkua nga Kryeministri Edi Rama, pasi edhe Gjykata Kushtetuese la në fuqi një vendim të GJKKO-së për pezullimin e saj si ministre.
Ndërkohë opozita ka thirrur një protestë para Kuvendit, çka ka bërë që Parlamenti të zhvillojë punimet nën masa të forta sigurie. Jo vetëm barriera metalike dhe punonjës policie, por edhe një perimetër sigurie është vendosur nga Garda e Republikës. Kjo e fundit madje ka vendosur në tarracën e godinës efektivë që do të vëzhgojnë nga lart çdo lëvizje të protestuesve.
Lini një Përgjigje