TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2026, 16:48

“Asnjë kalë Troje në BE”, komisionerja Kos ‘mesazh’ Tiranës: Demokraci dhe reforma, s’ka rrugë tjetër për anëtarësim

Shkruar nga Pamfleti
“Asnjë kalë Troje në BE”, komisionerja Kos
Marta Kos

Komisionerja per zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka deklaruar para Parlamentit Europian se nuk do të ketë asnjë ‘Kalë Troje’ brenda BE-së, duke i’u dërguar një mesazh të qartë vendeve që aspirojnë anëtarësimin në Union.

Teksa shpërndau në platformën “X”, videon e fjalimit të saj në Parlamentin Europian, Kos shtoi se vendet që presin t’i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta e të qëndrueshme. Ajo theksoi se nuk ka rrugë të shkurtër për reformat e BE-së.

“Asnjë kalë Troje. Vendet që do të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen shtete anëtare. Duhet të sigurohemi plotësisht për këtë. Vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta dhe të qëndrueshme, të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rusisë dhe të të tjerëve. Natyrisht, nuk mund të ketë rrugë të shkurtra në reforma. Qytetarët tanë europianë e presin këtë nga ne, nga unë dhe nga ekipi im”, tha Kos në mesazhin e saj të shpërndarë në rrjetin social ‘X’.

kos be

Lini një Përgjigje