
Argita Malltezi duke folur për dosjen e SPAK ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, deklaroi se nuk u ndoq rruga e duhur me të atin.
E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Malltezi tha se Berisha e dinte pasojën që do të prodhonte mos zbatimi i masës së sigurisë "detyrim paraqitje", por për të ishte çështje parimore dhe nuk donte të shkelej Kushtetuta.
"Janë gjëra që janë diskutuar me avokatët dhe janë bërë prezentë. Ai e kishte të qartë pasojën. Arsyeja ishte mos krijimi i një precedenti të shkeljes së Kushtetutës, nëpërmjet mashave të pushtetit. Në këtë rast ishte Dumani. Pse nuk e çonte në parlament Rama këtë çështje? Sepse dosja nuk kishte prova. Ky kapërcim, që është në kundërshtim me të gjithë dokumentet e Këshillit të Evropës, pra kjo marrje pushteti, pa respektuar asgjë tjetër, bëheshin për të krijuar një thyerje të rendit Kushtetues, një çarje të asaj që duhet të jetë barrierë.
Ju flisni për vendime që ndjekin proces të drejtë ligjor, i garantuar në Konventë dhe ligje. Ka gjykatës që shkelin ligjin për shembull. Por këtu nuk është ndjekur rruga e duhur, rruga e duhur është të shkohej në Parlament. Në kërkuam që të shkonte në GJK. Nëse ne do të jetojmë në shtet ligjor ku ka parashikueshmëri dhe siguri juridike, ku pushtetet janë të ndara, ku respektohet Konventa, Kushtetuta… Precedenti, a ishte Saimir Tahiri që për të njëjtat arsye u dha autorizimi?
Ai që kupton që mund të të godasë dhe ti pranon, nuk e ka për gjë ta bëjë sërish. Nëse ke për të qëndruar për parimin, qëndro herën e parë që thyhet. Ne thamë, kemi çertifikuar me tre shkallë, që mendoni këtë, pse nuk ekzekutuat si masë tjetër shtrënguese? Ky vendim nuk është bërë kurrë i ekzekutueshëm për Sali Berishën. E kanë vënë në arrest pa i dhënë një urdhër ekzekutimi pa një urdhër final", tha Malltezi.
Lini një Përgjigje