
Ish-zyrtari i lartë i policisë Shemsi Prençi ka folur lidhur me vendimin e Apelit për të dënuar me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji.
Prençi e cilëson si një dënim politik, ndërsa shprehet se në Shqipëri ka ngelur vetëm që të rikthehet dënimi me vdekje.
Shemsi Prençi akuzoi politikën se ka kapur drejtësinë, duke theksuar se nuk ka pasur një hetim të plotë.
“Ka kaluar çdo vijë e kuqe për drejtësinë shqiptare sipas meje. Kemi dy realitet krejt të hidhura, një deputet i ri i parlamentit të Shqipërisë denoncon një familje të botës së krimit, subjekt i antimafias. Një person i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali. Hetohet deputeti nuk hetohet trafikanti. Përpos kësaj ta sjellim në vëmendje të opinionit publik që nuk ka ndodhur në asnjë vend që personazhi i botës së krimit të shoqërohet në polici t’i bëhet ekspertiza e zërit dhe të çohet për dënim pa procedurë ekstradimi. E kuptoni sa e rëndë që është, nuk ka ndodhur në asnjë vend. Del e deklaron kryeministri është bërë akt ekspertimi. Çuditërisht nuk ka asnjë procedim penal nga prokuroria se si ky personazh lihet i lirë për të shkuar si qytetar për tu dorëzuar. Nuk është hetuar as Drejtori i atëhershëm i Policisë i katapultuar pa asnjë sistem karriere.
Ky është shpërblimi që polici i bëri familjes kriminale. Nëse drejtësia shqiptare do të kishte zbatuar procedurën e ekstradimit do të thoshim po kemi shtet, kemi drejtësi. Këtu ashiqare kemi një grusht shteti. U investua sistemi i drejtësi për të hetuar deputetin. Nëse do të ishte hetuar komplet ngjarja le të dënohej edhe deputeti, por duhet të ishin dënuar edhe të tjerët, që nuk e kishin kapur Geron Xhafën. Fatmir Xhafa nuk e njihte Ardi Veliun e njihte Geroni. Me të drejtë Fatmir Xhafa pasi u josh dhe me detyrën e antikorrupsionit do ta bëjë luftën për të ndëshkuar ashtu si Enveri. Tani presim të kthehet dënimi me pushkatim”, tha ish-zyrtari i policisë për “Vizion Plus”.
Lini një Përgjigje