TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shtator 2024, 18:55

Salianji u dënua me 1 vit burg, Baçi: Rama gjuhë bullizuese, proces me dy standarde

Shkruar nga Pamfleti

Salianji u dënua me 1 vit burg, Baçi: Rama gjuhë bullizuese,

Analisti Agim Baçi ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit që e dënoi deputetin Ervin Salianji me 1 vit burg.

Ai tha se i gjithë procesi ka qenë nën diktatin e Kryeministrit, referuar qëndrimit që Rama mbajti menjëherë pas denoncimit publik.

Baçi u shpreh se mazhoranca mund t’i bjerë shkurt në rastin e deputetit Salianji dhe të shmanget çdo procedurë tjetër.

“Kemi rastin kur Kryetarja e Kuvendit i drejtohet Komisionit të Venecias lidhur me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, atëherë a do t’i drejtohet sërish Venecias lidhur me rastin e Salianjit?

Kemi një vendim të formës së prerë, i detyruar për tu zbatuar, por kemi precedentë që ka krijuar, duke përfshirë edhe reagimin e shpejtë të Kryeministrit Edi Rama”, tha Baçi.

Ai tha se kryeministri nuk mund të flasë me një gjuhë të ashpër.

“Referojuni reagimeve të Edi Ramës ndaj Gazment Bardhit, pse duhet të ketë reagime seksiste dhe bullizuese”, tha Baçi.

I pyetur se si do të ndikojë ky vendim i Apelit, analisti tha se duhen parë pasojat politike, Salianji u shfaq i qetë, tha se ky vendim nuk do e pengojë, por duhet parë realisht.

Baçi u shpreh se opozita nuk e ka luksin që krahas problemeve të Berishës me drejtësinë të ketë edhe personazhe të tjera të saj të dënuar, qoftë edhe si akuza në rastin e Salianjit.

Lini një Përgjigje