TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shtator 2024, 16:05

“Pse s’bëhet ballafaqimi i zërit të Geron Xhafajt me audiopërgjimin”, avokati i Salianjit hedh dyshime mbi hetimin e kryer!

Shkruar nga Pamfleti

“Pse s’bëhet ballafaqimi i zërit të Geron Xhafajt me

Redi Ramaj, avokati i deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua nga Gjykata e Apelit me 1 vit heqje lirie, i konsideroi si fabrikim provash ato që u përdorën për të dënuar deputetin demokrat.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Ramaj hodhi dyshime se përse nuk del Policia e Shtetit apo Prokuroria e të deklarojnë që zëri në audio-përgjim nuk është i Geron Xhafajt.

Le ta thonë, ose të vijë Geron Xhafaj dhe të thotë ky nuk është zëri im, le të bëhet një ekspertizë e dy zërave dhe të shihet, është apo nuk është. Këtu merr fund debati politik, kush është fajtori le të dënohet”, tha Ramaj.

Avokati tha se ndaj vendimit të Apelit do të bëhet një rekurs në Gjykatën e Lartë.

Do të bëjmë betejën tjetër në Gjykatën e Lartë për të gjetur drejtësinë, në mënyrë që të mos kemi vendime politike, por të kemi vendime bazuar në prova dhe fakte. Vendimet politike dëmtojnë shtetin ligjor dhe reformën në drejtësi”, tha Ramaj.

Lini një Përgjigje