TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shtator 2024, 12:30

Kreu i KLSH: Për një punë sa më efikase, duam komunikim më konkret me komisionet e reja

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i KLSH: Për një punë sa më efikase, duam komunikim
Kreu i KLSH, Arben Shehu

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ditën e sotme ka qenë i pranishëm në takimin e kryeparlamentares Elisa Spiropali me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura.

Në takim ai u shpreh se KLSH kërkon një komunikim më konkret me komisionet e reja.

Sipas tij, kjo do ti shërbejnë efikasitetit të punës së përbashkët.

“Do doja që të shprehja vullnetin e KLSH për të pasur një lloj komunikimi në vazhdimësi të plotë me të gjitha institucionet në radhë të parë me kuvendin dhe me institucionet e tjera të pavarura.

Të kishim një komunikim më konkret me komisionet dhe sidomos me komisionin e ri të ndërtuar nga Kuvendi për të pasur një fokus sa më të qartë dhe një ekonomizim në veprimet dhe komunikimet e nevojshme. Këto i shërbejnë efikasitetit të punës sonë të përbashkët. Ne do të jemi në dispozicion të plotë të këtyre veprimtarive nga komisionet, por do doja një dija një komunikim sa më konkret”, tha ai.

 

arben shehu

Lini një Përgjigje