
Apeli i Posaçëm ka lënë të pandryshuar masën e arrestit në burg për Julian Meçajn, i akuzuar për atantatin ndaj ish prokurorit Arkan Ndoja dhe mikut të tij, Pëllumb Muharremi.
Meçaj akuzohet nga SPAK se me kërkesë të Plaurent Dervishajt, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, në disa raste tentuan të kryenin atentate të tjera ndaj Arjan Ndojës, Pëllumb Muharremit, por edhe personave të tjera.
Meçaj u deportua në gusht të këtij viti nga Dubai bashkë me Plaurent Dervishajn.
Kush janë Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe?
Plarent Dervishaj, i njohur si kunati i ish-kreut të “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha, është një nga të akuzuarit e SPAK për atentatin e ndodhur ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, në vendin e quajtur mbikalimi i Shkozetit përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.
Tentativa e dështuar për të vrarë prokurorin Ndoj, i cili udhëtonte në makinë me të fortin e Sukthit, Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi), i njohur si 'Rrumi i Shijakut', ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Në këtë atentat mbeti i vdekur shoferi i prokurorit, Andi Maloku.
SPAK arriti të zbardhë këtë ngjarje pas mbërritjes nga Franca të komunikimeve në aplikacionin “SkyECC” dhe pas finalizimit të hetimeve çoi në gjyq si të pandehur 9 persona.
Ata akuzohen si anëtarë të një grupi të kriminal që ndër vite ka planifikuar të paktën 3 herë vrasjen e Arjan Ndojës, i cili mbante asokohe postin e prokurorit në Prokurorinë e Durrësit.
Në grupin e personave të akuzuar bëjnë pjesë të dënuarit Redian Rraja dhe Arjol Halilaj, ndërsa Plaurent Dervishaj akuzohet si porositësi i atentatit së bashku me Ramazan Rrajan, nipin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.
Edhe Julian Meçen, mik i Lulzim Berishës është një prej ish-drejtuesve të Bandës së Durrësit. Ai ishte shpallur në kërkim lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.
Julian Meçe ka qenë numri 2 i bandës së Durrësit tha Adriatik Coli një nga anëtarët e penduar të bandës, kur u arrestua.
Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy.
Lini një Përgjigje