TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shtator 2024, 09:38

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet punonjësi i IMT-së në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet punonjësi i IMT-së

Një punonjës i IMT-së në Elbasan është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për korrupsion e shpërdorim të detyre.

51-vjeçari akuzohet se në muajin prill 2024, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë rryshfet.

'Ndalohet një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

Gjithashtu, specialistët e këtij Seksioni kanë ndaluar shtetasin në kërkim G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.05.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 51-vjeçari, në muajin prill 2024, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë rryshfet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.', tha ai.

spak elbasan

Lini një Përgjigje